Lajme

Rusia shqyrton ç’njohjen e Lituanisë!

Rusia miratoi një projektligj për anulimin e njohjes së pavarësisë së Lituanisë. Siç raportoi mediumi ukrainas “ZN” të mërkurën, deputeti rus, Yevgeny Fedorov, tha se njohja e Lituanisë shtet është veprim i paligjshëm, pasi “shkel Kushtetutën e Bashkimit Sovjetik”.

Fedorov deklaroi se Lituania nuk kishte pyetur kur ishte shkëputur nga Bashkimi Sovjetik, me ç’rast njohja e saj si shtet, bie ndesh me ligjet ruse.

Me dobësimin e Bashkimit Sovjetik, Lituania, më 18 maj 1989, e shpalli sovranitetin territorial dhe pavarësinë nga kjo bashkësi shtetesh. Lituania është shteti i parë baltik që e deklaroi vazhdimësinë e shtetit dhe e hoqi epitetin “sovjetik” nga emri.

Shkëputja e Lituanisë pasoi me largime të tjera, ndërsa Bashkimi Sovjetik e refuzoi, nën arsyetimin se nuk u mor leje për largim.

Më 6 prill, Rusia e kërcënoi Finlandën me “masa hakmarrëse” pas kërkesës për t’u bërë pjesë e NATO-s. Gjatë majit, Duma ruse ftoi për “denazifikim” të Polonisë, pas Ukrainës.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button