Lajme

Rama mesazh Lavrov-it: Ballkani është i mbyllur për ty, nuk ke marrë leje

Pas fjalës së përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka mbajtur edhe një konferencë për media.

Ai ka dhënë një mesazh të hapur për ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov duke theksuar se Ballkani Perëndimor nuk i ka dyert e hapura për të.

“Të peshkohesh kaq kollaj nga sarkazma e një personazhi të mirënjohur botërisht për gjuhën sarkastike dhe manipulimi i kësaj sarkazme nga ata që i fryjnë zjarrit të dasisë dhe urrejtjes për interesa të politikës së ditës në katundet ballkanike është për të ardhur keq. Nëse zotëria do të ishte mbështetësi i Ballkanit të Hapur, Ballkani do të ishte minimalisht për të. Por Ballkani për të është i mbyllur dhe nuk ka marrë leje për të hyrë në Ballkan nga vendet e Ballkanit.”, tha Rama.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button