Lajme

Ambasadori amerikan me bashkëshorte porosisin qebapa, qytetari: Çfarë shembulli i mirë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier dhe bashkëshortja e tij, janë parë sot në një prej lokaleve të zakonshme të kryeqytetit.

Siç ka shkruar Venhar Isufi, i cili e ka publikuar fotografinë, ata kanë qenë duke ngrënë qebapë në njërin prej lokaleve në sheshin “Ibrahim Rugova”.

“Çfarë shembulli i mirë, ambasadori amerikan Jeff Hovenier me bashkëshorten e tij duke ngrënë qebapa në sheshin ‘Ibrahim Rugova’. Thjeshtësia e tij duhet të rëflektojë edhe te politikbërësit e vendit tonë”, ka shkruar Isufi në komentin sipër fotografisë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button