Lajme

Vucic, gazetarit shqiptar në Ohër: Ju e quani Republika e Kosovës ne quajmë ndryshe

Gjatë qëndrimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut me rastin e samitit të radhës për Ballknin e Hapur, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka pasur një moment interesant me një gazetar të Klan Maqedonia.

Gazetari, duke e pyetur Vuçiqin nëse Ballkani i Hapur është i plotë pa Republikën e Kosovës, ai përballet me një pyetje nga presidenti serb, të cilit duket se i bën përshtypje se si gazetari i referohet Kosovës.

“Nga cili medium jeni ju?”, pyet Vuçiq gazetarin shqiptar në komunikim serbisht.
Ai i përgjigjet: “Jam gazetar nga Klan Maqedonia”.
Vuçiq vazhdon, duke thënë se në Ballkanin e Hapur është i mirëseradhur çdokush, duke shtuar se Kosovës ai i referohet ndryshe dhe jo “Republika e Kosovës”.

“Sa i përket dëshirës të çdokujt tjetër për të hyrë në Ballkanin e Hapur… secili është i mirëseardhur. Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe. Por këto janë çështje… dikush do të thoshte se ka vetëm një çështje…në rregull ka një dialog që merret me këtë punë…por nëse do të zgjidhësh çështje se a do të ketë më shumë miell për qytetarët ose rrymë atëherë kjo është çështje që i takon Ballkanit të Hapur”, shprehet Vuçiq.

Ndryshe, nismës për Ballkanin e Hapur sot i është bashkuar edhe Mali i Zi me kryeministrin Dritan Abazoviq. Mbetet vetëm Kosova nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, që refuzon t’i bashkohet kësaj iniciative, që promovohet kryesisht nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button