Lajme

Putin disfatë në Detin e Zi, Marina ukrainase: Anijet ruse u tërhoqën nga ujërat bregdetare

Marina e Ukrainës ka bërë me dije se anijet e flotës ruse të Detit të Zi janë tërhequr për më shumë se 100 kilometra nga brigjet e Ukrainës. Një lëvizje e tillë sipas tyre është si rezultat i sulmeve me raketa dhe dron.

Në një përditësim operacional të hënën, Marina ukrainase tha se në një përpjekje për të rimarrë kontrollin e pjesëve veri-perëndimore të Detit të Zi, rusët kishin vendosur sisteme raketore bregdetare në rajonet e Krimesë dhe Khersonit.

Në deklaratë bëhet e ditur se kërcënimi i sulmeve me raketa nga deti, mbetet gjithsesi një mundësi.

“Që nga fillimi i pushtimit, anijet dhe nëndetëset e armikut kanë lëshuar më shumë se 300 raketa lundrimi në territorin ukrainas. Aktualisht intensiteti i goditjeve me raketa lundrimi kalibër është ulur, ndërkohë që armiku filloi të godiste objektivat tokësore me raketa kundër anijeve. Ndoshta, kjo tregon se Rusia ka përdorur një sasi të konsiderueshme armësh raketore moderne dhe është e detyruar të përdorë lloje të vjetra raketash”, thuhet në deklaratë.

Marina tha se rreth 30 anije dhe nëndetëse ruse gjithsesi vijojnë me bllokadën e transportit civil.

“Aktualisht, ka deri në 12 anije të mëdha zbarkimi në Detin e Zi, por më shumë se një e treta e tyre janë në riparim. Ne i privuam flotën ruse të Detit të Zi nga kontrolli i plotë mbi pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, e cila është kthyer në një zonë gri. Armiku ka adoptuar taktikat tona dhe po përpiqet të rimarrë kontrollin e pjesës veriperëndimore në Detin e Zi përmes sistemeve të raketave bregdetare dhe raketave të lundrimit me bazë ajrore”, thuhet në deklaratën e Marinës.

Aty shtohet se ekziston ende rreziku i zbarkimit të trupave taktike dhe grupeve të sabotimit dhe zbulimit të rusëve në bregdetin e Odesa-s, veçanërisht në kushte të favorshme të motit gjatë verës.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button