Lajme

Lavrov reagon pas ndalesës për të fluturuar në Beograd: “BE dhe NATO duan Ballkan të Mbyllur

“Gjëja kryesore është se askush nuk do të jetë në gjendje t’i shkatërrojë marrëdhëniet tona me Beogradin”, ka thënë kryediplomati rus, Sergej Lavrov pas mbyelljes së qiejve për fluturimin e tij në Serbi.

Bullgaria, Maqedonia e Veriut, dhe Mali i Zi mbyllën hapësirën ajrore për fluturimet ruse për çka Lavrov u detyrua të anulojë vizitën, siç lajmëroi ministria e jashtme ruse.

Indinjatën ndaj kësaj ndalese ai e hodhi drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, të cilët i akuzoi se “duan ta shndërrojnë Ballkanin në projekt të tyre”.

“Ky është informacion mjaft instruktiv që BE po aktivizon mënyrat më të ulëta të vepruat mbi liderët e këtyre vendeve që nuk duan ta shtypin dinjitetin dhe interesin e tyre, dhe të gjitha gjërat që janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, ka thënë Lavrov, raportoi N1.

Lavrov u kap pas deklaratave të ish-kryeministrit suedez, Carl Bildt, dhe ambasadorit amerikan në Beograd, të cilët kanë thënë se Serbia nuk mund të qëndrojë në mes të Lindjes dhe Perëndimit, por se duhet të zgjedhë orientimin e saj.

“Është e qartë edhe për vëzhguesin më të papërvojë që në Bruksel nuk ka vend jo vetëm për cilësitë sovrane të shteteve, por as liri të zgjedhjes, të cilën perëndimi e avokon vazhdimisht”, u shpreh mes tjerash kryediplomati rus.

Mes tjerash ai tha se “BE dëshrion që Ballkanin ta kthejë në Ballkan të Mbyllur”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button