Lajme

Kuleba i kthehet Macronit: Po e poshtëron ti Francën, jo ne Rusinë

“Putin ka gabuar, por nuk duhet të poshtërojmë Rusinë”.

Kështu do të deklaronte presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një intervistë për mediat franceze.

Mirëpo deklarata e Macron nuk është pritur aspak mirë nga shefi i diplomacisë ukrainase, Dmytro Kuleba.

Me anë të një postimi në Twitter, ai ia ka kthyer një përgjigje Macronit, “me të njëjtën monedhë”.
“Thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë mundet vetëm të poshtërojnë Francën dhe çdo shtet tjetër që e artikulon diçka të tillë”, ka shkruar Kuleba. “Sepse është Rusia vetë, ajo e cila po e poshtëron veten”.


Sipas Kulebës, është më mirë që vëmendja e Evropës, të zhvendoset në faktin se çfarë duhet bërë për ta sjellë Rusinë në shina. Vetëm kjo, mendon ai, mund të sjellë paqe dhe të shpëtojë jetë.

Udhëheqësi i Francës nga ana tjetër, pati thënë gjithashtu se ai nuk “përjashtonte” një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Ende gjithsesi, nuk ka një vendim mbi këtë gjë.

Mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, duke krijuar krizën më të keqe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërkohë, Putin të premten fajësoi Perëndimin për krizat globale të ushqimit dhe energjisë dhe përsëriti ofertat e qeverisë së tij për kalim të sigurt për anijet që eksportojnë grurë nga Ukraina nëse minat hiqen nga ujërat.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button