Lajme

Policia e Kosovës nuk lejon serbët të mbajnë liturgji në kishën në tokën e Universitetit të Prishtinës

Policia e Kosovë ka ndaluar disa besimtarë dhe priftërinj të Kishës Ortodokse Serbe të kryejnë liturgjinë me rastin e festës së shpëtimtarit në kishën e Krishtit Shpëtimtar në kishën që ndodhet në tokën e Universitetit të Prishtinës.

Kështu ka njoftuar e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Prishtina ndalon serbëve liturgjinë në kishën e Krishtit Shpëtimtar, por lejon rindërtimin e shtëpisë së bashkëpunëtorit nazist Xhafer Deva. A janë këto vlera për Këshillin e Evropës?”, ka shkruar drejtori i kësaj zyre Petar Petkoviq, shkruan Tanjug.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button