BotaLajme

Merkel “thyhen heshtjen” për Ukrainën

Në fjalimin e saj të parë publik në gjashtë muaj, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe një “pikë kthese të thellë” në historinë evropiane të pas Luftës së Dytë Botërore.

“Solidariteti im me Ukrainën, e cila është sulmuar dhe pushtuar nga Rusia, është në mbështetje të së drejtës së saj për vetëmbrojtje”, tha Merkel të mërkurën mbrëma.

Ajo tha se mbështet përpjekjet e qeverisë aktuale gjermane, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, NATO-s, G7 dhe OKB-së për të siguruar një fund të “luftës barbare dhe agresionit të Rusisë”.

Merkel foli para dyqind të ftuarve në një ceremoni për Reiner Hoffmann, i cili së fundi dha dorëheqjen si kreu i Konfederatës me ndikim të Sindikatave Gjermane.

Ajo theksoi se pasojat e luftës do të jenë të gjera, veçanërisht për Ukrainën, por edhe për të gjithë kontinentin.

Merkel iu referua gjithashtu mizorive kundër civilëve, duke përmendur Bucha-n, një vend pranë Kievit ku u gjetën qindra civilë të vrarë.

Ajo e quajti një fije të vogël shprese në këtë “pikëllim të pafund” mbështetjen e madhe të ofruar për ukrainasit nga vendet fqinje, duke përmendur Poloninë dhe Moldavinë si shembuj.

“Ne kurrë nuk duhet ta marrim paqen dhe lirinë si të mirëqena”, tha ajo.

Kujtojmë se ish-kancelarja gjermane, pas agresionit rus në Ukrainë është përkthyer në perceptimin e disa prej qasjeve diplomatike kritike si mbështetëse e Putinit gjatë viteve të qeverisjes së saj, kësisoj si fuqizuese e tij, edhe nga fakti se Gjermania u bë e varur nga gazi rus.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button