Lajme

Kraja, i ashpër për Ballkanin e Hapur: Më i zëshëm Edi Rama se Vuçiqi

Kryetari i Akademisë së Shekncave të Kosovës, Mehmet Kraja, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se pas Ballkanit të Hapur qëndron një “hile”.

Kraja shton se kryeministrat shqiptarë janë çuditërisht më të zëshëm për këtë nisme, se sa ata të rajonit.

“Ka një gjë që duhet ta kemi të qartë sa i përket zhvillimeve në rajon rreth Ballkanit të Hapur se Më i zëshëm Edi Rama se Vuçiqi, më i zëshëm Abazoviqi se Gjukanoviqi. Është pak absurde, por kështu është. Është pak e çuditshme. Pse është e çuditshme? Pse duhet të jemi kundër Ballkanit të Hapur? Nuk duhet. Por problemi është tjetërku dhe fshihet herë pas here. Edhe kur erdhi në tiranë shefi i KE-së, e këtu tek ne. Jepen deklarata por fshihen të tjera. Gjithëpërfshirës. Pse fshieht ajo?”, thotë ai.

“Kjo është esenca. Esenca është gjithëpërfshirja. Nuk ka arsye tjetër të vecante për këtë punë. Është problemi i gjithëpërfshirjes. Tash për tash, Edi Rama dhe Vucic insistojnë të bëjnë një Asociacion ose bashkim shtetesh, ku janë të parët dhe të dytët e të tretët. Të parët janë Shqipëria dhe Serbia, të dytët Maqedonia e Mali i zi dhe të tretët ne e Bosnja. Një ndarje e tillë nuk mund të bëhet. Nuk është një proces gjithëpërfshirës. Nuk është edhe një proces që i jep Kosovës trajtim të barabartë. Pasi nëse do të ishte nuk ka arsye të mos jemi aty. Sepse Serbia do na njihte atëherë. Por këtu qëndron hileja që po them”, përfundoi ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button