Lajme

Greqia vendos ushtrinë në gjendje gatishmërie në Egje

Greqia ka vendosur në gjendje gatishmërie forcat e armatosura në Egje. Mediat greke përmendin kërcënimet e zyrtarëve turq si shkak për marrjen e masave aktuale, ndërkohë që Athina zyrtare ka menduar të shmangë përplasjet retorike.

Sinjali më i qartë që është marrë në Athinë ka qenë ai i ministrit të Jashtëm, Mevlut Cvausoglu që kërkoi demilitarizimin e ishujve të Egjeut dhe e cilësoi Greqinë një vend që nuk respekton fqinjët e vet.

Ai solli shembullin e Maqedonisë së Veriut, të cilën Greqia e detyroi të ndryshonte emrin si kusht për hyrjen në NATO.

Përplasjet me Greqinë vijnë ndërkohë që nga ShBA duket se kanë ndërmjetësuar një paqëtim të Ankarasë për hyrjen në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button