Lajme

Berisha: Të bindim çdo shqiptar se destinacioni ynë nuk është as Beogradi dhe as Stambolli por vetëm Brukseli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar se misioni i selisë blu është që të shkurtojë jetën e qeverisë së Edi Ramës.

“Duhet t’i themi vetes pse e rithemeluan anëtarët tanë PD dhe duhet të qëndrojmë në misionin tonë. Ky mision është shkurtimi i jetës së qeverisë së Edi Ramës. Kjo ndodh vetëm atëherë kur ne të bindemi se misioni ynë është të punojmë me çdo shqiptar, ta bindim atë se Shqipëria bëhet nga shqiptarët. Ky mision dhe jemi në lartësinë e tij kur të bindim çdo shqiptar se shpëtimi i Shqipërisë është shpëtimi i identitetit kombëtar të shqiptarëve, misioni mbushet kur të bindim çdo shqiptarë se destinacioni ynë nuk është as Beogradi, as Stambolli, është një dhe vetëm një, Brukseli dhe vetëm Brukseli. Ky mision përmbushet kur të qëndrojmë besnikërisht në ADN shqiptare”, u shpreh Berisha.

Gjatë punës për të arritur këtë mision, Berisha tha se demokratët nuk duhet të kenë asnjë kompleks, por ta konsolidojnë vendin duke mbrojtur interesin e tyre kombëtar.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button