Lajme

Profesori kroat: “Serbia rrezikon të përjashtohet nga perëndimi si në 90-tat, nëse qëndron krah Rusisë”

Serbia në të qenit hapur pro-Rusisë e duke mos u rreshtuar me sanksionet rrezikon të kthehet në gjendjen e viteve të 90-ta e përjashtuar krejtësisht nga perëndimi, ka vlerësuar shkencëtari politik kroat, Dejan Joviç.

Nëse Serbia vendoset në shtegun e saj specifik të barazimit të Perëndimit me Rusinë “do të dëmtojë veten dhe Republika Srpska-n”.
“Natyrisht, krejt kjo nëse Perëndimi eventualisht e fiton luftën mes Rusisë dhe Ukranës, dhe ky fund nuk është në një të ardhme të largët”, tha profesori në Universitetin e Zagrebit.

Sipas tij, “shumëçka varet nga Serbia”, raportoi Danas.

“Nëse vendosin të ndjekin Perëndimin, nuk shoh arsye për destabilizim në rajonin e Ballkanit. Përkundrazi, nuk shoh mundësi për përmirësim të marrëdhënieve mes vendeve dhe lidhjet së mëtejme të rajonit ashtu sikurse BE-ja që bashkoi forcat në çështjen e luftës në Ukrainë”, ka thënë ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button