Lajme

Britania e Madhe ultimatum Rusisë për zhbllokimin e ngarkesave të drithërave

Për herë të parë që nga fillimi i luftës, presidenti rus ka vizituar ushtarët e plagosur në Ukrainë. I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Vladimir Putin foli me ushtarët dhe u interesua për gjendjen e tyre.

Rusia nuk e ka bërë publike kuotën e saj të viktimave që prej 25 marsit, kur raportoi se 1 mijë e 351 ushtarë kishin vdekur dhe 3 mijë e 825 të tjerë ishin plagosur.

Ndërsa sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, shifra e humbjeve mund të jetë 11 herë më e lartë, rreth 15 mijë vdekje.

Kostoja në fjalë mund të përshpejtojë planet e Moskës për kthimin në territor rus të zonave të pushtuara, ku tashmë ka futur rublën dhe po jep pasaporta ruse për popullsinë. Qeveria ukrainase e ka cilësuar këtë lëvizje një “shkelje flagrante” të integritetit të saj territorial.

Kievi e akuzon gjithashtu Rusinë se po përdor urinë si një mjet lufte. Bllokada që Moska u ka bërë anijeve të ngarkuara me drithëra ukrainase në Detin e Zi ka përkeqësuar krizën e ushqimeve të shkaktuar nga pandemia.

Londra zyrtare i ka bërë thirrje Kremlinit që të ndalojë vjedhjen e drithërave dhe të lirojë portet ukrainase. Por Moska nga ana e saj është shprehur e gatshme ta bëjë këtë nëse Perëndimi heq sanksionet e vendosura pas nisjes së luftës.

Ministri i Jashtëm ukrainas, përmes një postimi në Twitter e cilësoi lëvizjen si një “shantazh ndaj botës”.

Bllokimi i grurit dhe drithërave të tjera ukrainase ka çuar në rritjen e çmimeve, duke thelluar urinë në vendet e varfra. Sipas OKB-së, vetëm në Afganistan mbi 1 milion fëmijë nën moshën 5-vjeçare do të vuajnë këtë vit nga kequshqimi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button