Lajme

Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit në Forumin Ekonomik në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Ai së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jenë sot në të njëjtin panel. Kurti e Vuçiq po marrin pjesë në tryezën e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” i cili ka nisur sot në orën 07:30.

Fotografi nga ky takim janë publikuar nga qeveria e Malit të Zi, ku prezent është edhe kryeministri Dritan Abazoviq.

“Nis takimi i kryeministrit në nivel të lartë Dritan Abazoviq , së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button