Lajme

“Ekonomia ruse po shkon drejt falimentimit”, analiza e Reuters: Çfarë pritet të ndodhë deri në fund të vitit

Rusia deri tani ka arritur të kryejë të gjitha pagesat e saj të borxhit ndërkombëtar që nga vendosja e sanksioneve ndaj vendit, por ajo e ka bërë këtë përmes zotërimeve në bankat amerikane për borxhin e shprehur në dollarë.

Ky opsion tani është mbyllur pasi ka skaduar një përjashtim i përkohshëm nga sanksionet dhe Rusia do t’u detyrohet kreditorëve ndërkombëtarë gati 2 miliardë dollarë deri në fund të vitit.

Pasojat tipike për një mospagim të borxhit përfshijnë përjashtimin nga tregjet ndërkombëtare të obligacioneve, duke e bërë shumë të vështirë për vendet të marrin hua para dhe që duhet të paguajnë norma më të larta interesi për huamarrjen e ardhshme pasi vendi shkelës të ‘falet’ nga tregjet e borxhit, duke çuar në uljen e prodhimit ekonomik.

Në raste të mëparshme, vendeve të paaftë për të paguar borxhet e tyre u janë sekuestruar asetet e tyre ndërkombëtare. Kur Argjentina dështoi përsëri në vitin 2014, kreditorët pretenduan një varkë të marinës dhe një aeroplan presidencial. Rusia ka pagesa të obligacioneve për 27 maj dhe 24 qershor, të cilat kanë vlerë kolektive rreth 500 milionë dollarë. Kushtet e obligacioneve të saj lejojnë që një pjesë e tyre të paguhet në monedha të tjera përveç dollarit, duke ofruar një lehtësim.

Kremlini paralajmëroi se ndërsa është i gatshëm të paguajë borxhet e tij të jashtme, do ta bëjë këtë në rubla për sa kohë që llogaritë e tij jashtë shtetit në valuta të huaja mbeten të ngrira.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button