Lajme

Bërnabiç i reagon Hill-it: “Serbia ka marrë pozicion të qartë rreth luftës në Ukrainë, me sanksione ndaj Rusisë nuk pajtohemi”

Serbia ka përcaktuar qartësisht pozicionin e saj politik rreth luftës në Ukrainë, ka thënë kryeministrja serbe Ana Bërnabiç.

Reagimi i Bërnabiç vjen pas deklararimit të ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili tha se Serbia nuk e ka një rrugë “të tretë”, siç rëndom mund të supozohet se Serbia nuk qëndron as me Lindjen as me Perëndimin.

Bërnabiç tha se “Serbia ka ndërmarrë qasjen më të guximshme dhe më parimore” rreth luftës në Ukrainë.

“Serbia jo vetëm që ka zgjedhur vetë rrugën e saj, por një rrugë në pajtim me parimet dhe ligjin ndërkombëtar. Nëse respektoni integritetin tuaj territorial, atëherë duhet të respektoni integritetin territorial të të gjithë shteteve të njohura ndërkombëtarisht”, tha ajo, raportoi “Danas”.

Ajo e ritheksoi se Serbia është i vetmi vend në kontinentin evropian që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë dhe se do të vazhdojë të mos e bëjë një gjë të tillë.

“Politikisht, ne e kemi thënë qartë se cili është pozicioni ynë, por vetëm që nuk pajtohemi me sanksione. Kjo shpesh nuk vihet re. Dhe disa ambasadorë kanë harruar që nuk kemi qëndruar neutralë. Ata duhet të jenë më të kuptueshëm ndaj neve kur është çështja te sanksionet”, tha Ana Bërnabiç.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button