Lajme

Berisha rizgjidhet kryetar i PD, në rrezik fati i partisë! Si e paralajmëroi Kim: Nëse ndodh ndërpresim çdo marrëdhënie me PD

Me ardhjen në krye të demokratëve, Sali Berisha ka vënë në rrezik edhe fatin e Partisë Demokratike. Kjo sepse Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ia ka bërë të qartë se SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me PD, nëse kryesimin e saj do e merrte ish-kryeministri Sali Berisha.

Përtej këtij paralajmërimi, Berisha nuk u ndal duke e sfiduar hapur SHBA-në që e futi në listën e zezë.

“Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, ka deklaruar ajo më herë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button