Lajme

“Nëse Turqia merr 100 avionët F-35, Egjeu kthehet në një sufllaqe”, gjenerali grek jep alarmin

Këshilltari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Greqi Alexandros Diakopoulos shprehet se vendi që merr avionët F-35 do të jetë ai që sundon Egjeun. Duke folur në një televizon grek, Diakopoulos shpreh shqetësimin në lidhje me mundësinë që Turqia të marrë 100 avionët F-35 që i ishin premtuar nisur edhe nga fakti se vendi ishte pjesë e sipërmarrjes për prodhimin e tyre.

“Kush merr avionët F-35 sundon Egjeun. Ata janë të padukshëm, nuk i kap radari. Nëse Turqia merr 100 avionët F-35 siç kishin planifikuar do ta kthenin Egjeun në një sufllaqe. Për fat tani për tani nuk i marrin dot, ndërsa ne pritet t’i marrim rreth vitit 2027-2028”, tha ai duke theksuar se mbrojtja është një sektor që kërkon shumë shpenzime.

“Mbrojtja është e shtrenjtë dhe kërkon shumë shpenzime me këtë fqinj agresiv që kemi. Turqia është një shtet që di vetëm të kërcënojë dhe jo të ndikojë butë”, tha ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button