Lajme

Eurodeputetja shqiptare: NATO do të jetë më e fortë me Suedinë e Finlandën

Arba Kokalari, deputete shqiptare për Suedinë në Parlamentin Evropian, thotë se aplikimi i dy vendeve nordike, Suedisë dhe Finlandës për në NATO, ka ardhur pas kërcënimeve nga Vladimir Putin.

“Ka kërcënuar verbalisht dhe ka dërguar dhe avionë ushtarakë që kanë kaluar në kufirin suedez. Ka qenë shumë agresiv”, u shpreh Kokalari.

Eurodeputetja tha se mënyra se si i trajton Rusia vendet fqinje vë në pah se sa e rëndësishme është një NATO e fortë.

Kokalari tregoi se para luftës në Ukrainë, opinioni publik në Suedi ishte i ndarë, ku shumica ishte kundër hyrjes në NATO.

“Pas luftës opinioni është pro NATO-s dhe shumica e partive politike e mbështesin hyrjen në NATO. 6 nga 8 partitë politike në Suedi janë pro”, tha Kokalari.

Deputetja e Parlamentit Evropian shprehet e bindur se dy vendet do të anëtarësohen në NATO, pasi nga kjo aleanca ushtarake do të jetë më e fortë.

Por, nga ana tjetër Kokalari thotë se procesi mund të marrë pak kohë. /Euronews.al

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button