Norvegjia, Danimarka dhe Islanda zotohen se do mbrojnë Finlandën dhe Suedinë në rast agresioni
Norvegjia, Danimarka dhe Islanda kanë thënë se do të “qëndrojnë gati” për të mbrojtur aplikantët e NATO-s, Finlandën dhe Suedinë në rast të një sulmi.
Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere tha: “Së bashku me Danimarkën dhe Islandën, Norvegjia është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj nordikë me të gjitha mjetet e nevojshme nëse ata janë viktimë e agresionit në territorin e tyre përpara se të anëtarësohen në NATO”.
Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson njoftoi më herët se vendi i saj do t’i bashkohej Finlandës në kërkimin e anëtarësimit në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës.
Njoftimi erdhi pasi një debati në parlament, që tregoi se kishte mbështetje të madhe për anëtarësimin në NATO.
Nga tetë partitë e Suedisë, vetëm dy parti më të vogla të majta e kundërshtuan masën.