Triumf i Ukrainës në Festivalin Europian, Zelensky: Do ta organizojmë në Mariupol
Ashtu siç pritej, Ukraina ka triumfuar në edicionin e 66-të të Festivalit Europian të Këngës.
Është grupi Kalush Orchestra me këngën e tyre Stefania, që me 631 pikë ka mundur Britaninë e Madhe që konkurronte me këngëtarin sam Ryder dhe Spanjën me Chanel.
Eventi muzikor mbahej në Torino të Italisë, pas fitores së bujshme të grupit Maneskin vitin e kaluar, që i dha atyre sukses ndërkombëtar.
Padyshim, më shumë se kurrë në këtë edicion mesazhi politik ishte i qartë, dhe dëshmoi solidaritetin europian ndaj Kievit, të sulmuar nga Rusia e Vladimir Putin. Kënga ukrainase i kushtohej fillimisht një nëne, por pas fillimit të agresionit rus u shndërrua për ukrainasit në një himn për vendin e tyre, duke ndërthurur elementë tradicionalë tek një kënge të tipit hip-hop.