Lajme

Finlanda zyrtarisht vendos të aplikojë për anëtarësim në NATO

Presidenti finlandez Sauli Niinisto gjatë një konference për shtyp, ku ishte e pranishme edhe kryeministrja Sanna Marin, ka zyrtarizuar kërkesën e Helsinkit për të hyrë në NATO.

Lajmi vjen pasi një ditë më parë Niinisto i kishte qartësuar vendimin presidentit rus Vladimir Putin, gjatë një bisedë telefonike të cilësuar si “e qetë”.

Lajmi vjen në kulmin e konfliktit në Ukrainë, me Helsinkin që ka frikë se mund të jetë objektivi i radhës së Kremlinit, dhe ku nuk kanë munguar provokimet. Një zyrtar i lartë rus kërcënoi se me armët bërthamore që disponon Rusia, mund ta “rrafshojë” Finlandën për 10 sekonda.

Që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, mbështetja publike për futjen në NATO në Finlandë është rritur nga 30 në 80% në disa sondazhe.

Pasi të jenë ndjekur hapat ligjorë, atëherë NATO do të ftojë zyrtarisht Finlandën që të nisë bisedimet. Ftesë pritet të marrë edhe Suedia, vend fqinj me Finlandën. Rusia i ka paralajmëruar të dyja shtetet që të mos bashkohen me NATO-n pasi kjo do të ketë pasoja.

Operatori rus i energjisë elektrike, RAO Nordic, pezulloi të shtunën dërgesat e elektricitetit në Finlandë duke thënë se shkak për këtë janë problemet me pagesat për dërgesat e mëparshme.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button