Lajme

Kush është kundërshtar më i fortë Berisha apo Basha? /Rama :”Është sherr në një familje të shthururtr

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot pyetjes nëse do të preferonte të kishte përballë si kundërshtar Lulzim Bashën apo Sali Berishën. Kreu i qeverisë tha se nuk ka preferencë dhe nuk sheh dallime mes tyre, duke i konsideruar debatet brenda kampit demokrat “sherr në një familje të shthurur”.

“Skam asnjë preferencë, nuk shoh asnjë dallim. Është një sherr në një familje të shthurur. Nga këta që njohim të gjithë i kemi mundur dhe do ti mundim”, tha Rama në emisionin “Open”.

Ndërsa komentoi vendimin për shpalljen “non grata” të Berishës, Rama tha:

“Për mua nuk ka asnjë gëzim që një personalitet, që ka qenë president, kryeministër, të vihet me shpatulla pas murit për të gjitha ato të vërteta që janë thënë. Edhe korrupsionin, edhe minimin e demokracisë, i di gjithë Shqipëria. Është simbol i turpit tonë të përbashkët, që e kemi mbajtur 30 vjet. E atyre që e kanë mbajtur. Se unë ia dola ta shkul”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button