Lajme

Viti 1991, Baton Haxhiu e pyet Slobodan Millosheviqin: Kur do të largoheni nga mitologjia e shekullit 19?

Një video nga një konferencë e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, e 6 marsit 1991, është publikuar sot nga Albanian Post. Në konferencën e përbashkët me presidentin e Kroacisë, Franjo Tugjman, Millosheviq do t’i përgjigjej edhe një pyetjeje të gazetarit Baton Haxhiu.
Në Brdo të Kranj në Slloveni ku ishin mbledhur kryetarët e Republikave të Jugosllavisë, Haxhiu e pyet Millosheviqin se kur do të largohet politika serbe nga mitologjia e shekullit 19 dhe t’i lejojë shqiptarët ta arrijnë të drejtën e tyre legjitime.

“Gjithashtu, nëse bën, kam një pyetje për Z. Millosheviq. Kriter modern për krijimin e shtetit janë numri i banorëve dhe vullneti politik i popullatës. Kur do të lirohet politika serbe nga mitologjia e shekullit 19 dhe t’i lejojë popullit shqiptar në Kosovë ta arrijë të drejtën legjitime që i takon e që është, ta ketë Republikën e vet, si shpresoj unë, në Unionin e ardhshëm të republikave sovrane?”, pyet Haxhiu.

Ishte ky takimi i fundit i modelit të konferencave që Republikat kishin krijuar për të biseduar rreth së ardhmes së Federatës. Haxhiu përfaqësonte javoren “Epoka”, të themeluar nga gazetari Migjen Kelmendi.
https://video.xx.fbcdn.net/v/t42.1790-2/279084118_748105496350473_2877073763266747689_n.mp4?_nc_cat=100&ccb=1-5&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjMwMCwicmxhIjo1NTUsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=BEoo_t4SEQYAX_5Rxrm&rl=300&vabr=162&_nc_ht=video.xx&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT82HP40tRvMbgn_tdesGpwk2jO-VADnrw4wxwiZXINVLA&oe=626A67B2

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button