Holandezët i quajnë “të çuditshme” çmimet e hoteleve dhe gjejnë zgjidhje: Ikni jashtë Tiranës
Holandezët i kanë quajtur “të çuditshme” çmimet e hoteleve në Tiranë.
Sipas tyre, në çdo ditë tjetër kemi të bëjmë me tarifa shumë normale për fjetje në kryeqytetin shqiptar, por në finale, është ekzagjeruar e gjithë situata.
Nga ana tjetër jepet edhe një sygjerim për tifozët nga ana e “Wijeedden” që të shmangin faturat e shtrenjta, dalja jashtë Tirane.
“Çmimet do të rriten në 2,940 euro për natë të mërkurën më 25 maj. Një rritje e madhe, që do të thotë se tifozët e Feyenoord dhe AS Roma duhet të gërmojnë thellë në xhepat e tyre.
Një tjetër mundësi për tifozët është të kërkojnë një hotel jashtë qytetit. Aty çmimet janë shumë më të ulëta, rreth 35 euro nata.
E enjte, 26 maj, një ditë pas finales, çmimet në Tiranë janë kthyer në pikën e parë”, shkruhet në media.