Lajme

Pentagoni: Ushtria ruse është në telashe, oficerët refuzojnë të zbatojnë urdhrat

Pentagoni ka njoftuar se ka informacione se oficerët ushtarakë rusë të rangut të mesëm po refuzojnë të zbatojnë urdhrat për të sulmuar Ukrainën, raporton The Guardian.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se trupat ruse dhe oficerët e klasës së mesme në nivele të ndryshme, madje edhe në nivelin e batalionit, refuzojnë t’i binden urdhrave për sulme në Donbas”, tha një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes në SHBA.

“Oficerët ose kanë refuzuar t’i zbatojnë urdhrat ose nuk po i zbatojnë ato me urgjencën që do të pritej prej tyre”, shtoi ai.

Zyrtari amerikan gjithashtu thotë se ushtarët rusë kanë ende probleme të mëdha me moralin dhe logjistikën.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button