BotaLajme

Hapet për qarkullim ura mbi lumin Sava që lidh Kroacinë me Bosnjën

Ura mbi lumin Sava është pika lidhëse e rrjetit të autostradave mes Republikës së Kroacisë dhe asaj të Bosnje dhe Hercegovinës. Gjatësia e urës është 660 metra dhe e gjerë 29.

Me rastin e përurimit të urës përgjatë kufirit me Bosnjën – përkatësisht në Svillaj është hapur ura mbi lumen Sava – që është pjesë lidhëse e autostradës apo korridorit 5C që lidh Budapestin-Beli Manastirin-Osijekun-Sarajevën dhe Ploçën.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i pari i qeverisë kroate, Andrej Plenkoviq dhe Zoran Tegeltija, ishin ata që morën pjesë në përurimin e urës.

Në marrëveshje ishte paraparë se çdo shtet duhet të financojë 50 për qind të punës, e financimi i rrugës në territorin kroat u financua nga fondi CEF (57.97 për qind) dhe kredisë nga EIB-a. Vlera e ndërtimi të urës kap shumën e 22.3 milionë euro.

Kujtojmë që punimet në ndërtimin e urës kishin filluar në vitin 2016, dhe afati për përfundimin e saj ishte paraparë të jetë dy vite. E Kroacia pjesën e saj e kishte përfunduar qysh vitin e kaluar, por kishte pasur vonesa nën anën e Bosnjës.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button