16 vjeçarja nga Kosova shpallet më inteligjentja në Gjermani
Kjo është Gerta Miftari nga Kosova që jeton në Gjermani. 16-vjeçarja u shpall me intelegjencë më të lartë nga Ministria e Arsimit në Gjermani. Që në moshë shumë të vogël, kur ajo ishte 12 vjec filloi të ligjëronte në gjermanisht, anglisht dhe gjuhën frënge.
Por, ky është vetëm fillimi. Ajo synon edhe më shumë në jetë. Në të ardhmen, Gerta e sheh veten si një juriste. Kjo nuk është e tëra për të. Për Portalb ajo zbuloi më shumë për veten e saj dhe rrugëtimin deri më tani.
“Prindërit e mi janë nga Kosova dhe unë e ndjej veten kosovare edhe pse kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Ata e kanë vërejtur që unë gjithmonë kam patur një dëshirë të madhe që e vogël për librat. Jam shumë falënderuese për familjen time dhe për përkrahjen që kam marrë nga ata.” tha Gerta Miftari.
Mësuesit e Gertës që në shkollë fillore e kanë vërejtur talentin dhe intelegjencën që ajo posedon. Ata menjëherë janë angazhuar dhe kanë biseduar me drejtorin e shkollës së mesme për ta sugjeruar Gertën si një profesoreshë për gjuhën gjermane, angleze dhe frënge. Që nga mosha 12-vjeçe, Gerta ka filluar punën në shkollë, ku u ka ligjëruar nxënësve në moshë shumë më të madhe se vet ajo.
Por, këtë fenomen jo të zakonshëm e kanë pritur shumë mirë të gjithë nxënësit. për arsye se Gerta është treguar shumë e afërt me ta.
Në një konkurs me 40 garues, Gerta e fitoi titullin si vajza me intelegjencën më të lartë në Gjermani. E gjithë kjo u bë si rezultat i punës së palodhshme që ajo ka bërë që në moshë të vogël.
Fakti që ajo tani ligjëron disa lëndë si dhe ka botuar librin e saj të parë, ka ardhur deri te përzgjedhja si vajza më intelegjente atje.