BotaLajme

Një tjetër goditje e madhe për Putinin: Raketat godasin një tjetër anije luftarake ruse në Detin e Zi

Mediat ukrainase kanë raportuar se një tjetër anije luftarake ruse është sulmuar këtë të premte në Detin e Zi, pas fundosjes së anijes “Moskva”.

Sipas lajmeve që ende nuk janë konfirmuar nga mediat ndërkombëtare, anija është përfshirë nga flakë të mëdha.

Ndërkohë, në Twitter po qarkullojnë lajme se sulmi ka ndodhur ndaj fregatës Admiral Grigorovich, e cila është në flakë pranë ishullin Zmiiny. Ndërkohë, një operacion i madh shpëtimi është duke u kryer.

As zyrtarët rusë apo ukrainas nuk e kanë konfirmuar ende zyrtarisht se fregata ruse është goditur.

Nëse raportet konfirmohen, kjo do të përfaqësonte një tjetër goditje poshtëruese për Vladimir Putin dhe komandën e tij të lartë detare.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button