Lajme

Bërnabiq për dialogun: S’kemi lajme të mira

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka biseduar të premten në Firence të Italisë me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, zgjerimin e unionit, si dhe situatën në Ukrainë.

Bërnabiq ka thënë pas takimit se Serbia nuk ka lajme të mira për dialogun.

“Ne folëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk kemi lajme shumë të mira, për të cilat foli edhe presidenti Aleksandar Vuçiq. Por ne po bëjmë më të mirën dhe gjithmonë dërgojmë të njëjtin mesazh, se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishme për ne”, ka thënë Bërnabiq në Firence, ku mori pjesë në një tubim kushtuar situatës në BE, raporton Tanjug.

Ajo po ashtu ka folur për qëllimin e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke thënë se sa më shpejtë që të ndodhë kjo, aq më mirë do të jetë.

“Qëllimi strategjik dhe prioriteti i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Sa më shpejt, aq më mirë”, ka thënë Bërnabiq.

Më 13 maj në Bruksel do të mbahet takimi i kryenegociatorëve të dialogut Kosovë-Serbi. Zyrtarë të vendeve të BE-së kanë deklaruar se në këtë ditë do të merren vendime të mira.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button