Lajme

Një shqiptar në listën e “Forbes” me 30 njerëzit më të suksesshëm dhe influencë ndërkombëtare

Dean Çelaj është shqiptari që është renditur në listën e Forbes mes 30 njerëzve më të suksesshëm dhe me influencë ndërkombëtare nën 30 vjeç gjatë 2022-it. Çelaj është krijues i shumë projekteve teknologjike ndërkombëtare në bashkëpunim me universitetin e Harvardit. Ai themeloi platformën Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në Shqipëri.
Çelaj publikon në platformën e Akademi.al video, leksione të cila nxënësit dhe studentët mund ti ndjekin falas.
Çelaj nënshkroi kontrata me qeverinë shqiptare, kosovare dhe të Maqedonisë së Veriut që Akademi.al të bëhet platforma zyrtare e mësimit në distance në periudhën kur pandemia e Covid goditi botën për herë të parë në 2020-ën, shkruan Forbes.

Aktualisht Akademi.al ka 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në gjuhën shqipe.

Gjithashtu Deana Çelaj është duke ndjekur masterin në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë, bashkëpunëtor i platformave studimore me pedagogët e Harvardit.

Forbes është një revistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Forbes është e njohur për prezantimin e listave te pasanikeve më të mëdhenj te botës.

Revista Forbes është një botim i shtypur me famë botërore i specializuar në ekonominë globale. Ai u emërua pas Bertie Charles Forbes, i cili e themeloi atë në 1917. Që nga viti 2004, versioni rus i revistës, Forbes Rusia, është botuar në Rusi. Ndoshta lajmi më i pritur që Forbes shpall çdo vit është renditja e miliarderëve në mbarë botën.

Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur gjatë vitit? Kush drejtoi, dhe me të vërtetë hyri në listën e miliarderëve të Rusisë? Ne do të flasim për këtë dhe shumë më tepër në artikull.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button