Viktor Orban ishte në dijeni të planeve ruse për pushtimin e Ukrainës
Hungaria ishte në dijeni të planeve ruse për pushtimin e Ukrainës.
Kështu shkruan mediumi “Kyiv Independent” duke cituar kreun e Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Oleksiy Danilov.
Gazeta ukrainase thekson se, më 1 shkurt kryeministri hungarez, Viktor Orban, shkoi në Moskë për të vizituar presidentin rus, Vladimir Putinin.
Qeveria aktuale hungareze është hapur pro-ruse, duke refuzuar të vendosë sanksione dhe duke penguar vendet e tjera që të ndihmojnë Ukrainën.
Për më tepër, kryeministrir Orban deklaroi gjithashtu se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është “rivali i tij”.
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Siarto, tha se nëse Hungaria fillon të furnizojë me armë Forcat e Armatosura, ajo do të përfshijë hungarezët në luftën kundër Rusisë.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri polak, Jaroslav Kaczynski dënoi ashpër kryeministrin hungarez, Viktor Orban për një qëndrim të tillë.
Ai theksoi se nëse Orban nuk ndryshon qasjen e tij ndaj agresionit rus kundër Ukrainës, bashkëpunimi i mëtejshëm midis Polonisë dhe Hungarisë do të jetë i pamundur.