KultureLajme

Australi/ Ngrihet shtatorja e Nënë Terezës në Adelaide

I gjithë kombi shqiptar kudo që ndodhet është krenar për një figurë të shquar e cila i dha kontribut të gjithë botës me punën e saj në ndihmë të të varfërve dhe personave të pambrojtur.

Nënë Tereza nderohet nga të gjithë, por kësaj radhe kjo krenari u shpalos shumë bukur gjatë Pashkëve Katolike në një qytet të Australisë së largët ku komuniteti shqiptar përuroi shtatoren dedikuar shenjtores shqiptare.

Adelaide në shtetin e Australisë Jugore është banesa e shume shqiptarëve të cilët jetojnë këtu dhe japin kontributin e tyre si pjese e komunitetit Australian. Ky komunitet ka formuar një shoqate katolike të quajtur Nënë Tereza.

Shoqata apo Shoqnia sic e quajnë anëtarët, i pati fillesat në Qershor të vitit 2015. Kryetari i saj Tonin Pecaj tregon se qëllimi kryesor i Shoqatës Katolike Shqiptare ‘Nene Tereza’ është bashkimi i emigrantëve shqiptarë, zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme me karakter atdhedashurinë dhe promovimin e vlerave Shqiptare në Australi.

“Duke qene e vetmja shoqatë shqiptare me emrin Nënë Tereza në Australi, na lindi ideja për të bërë diçka më tepër sesa aktivitete ku bashkohemi e rrimë me njëri-tjetrin. Kështu lindi ideja. Falenderoj zotin dhe gjithë komunitetin shqiptar në Adelajde, pa dallim feje apo krahine. U bëmë bashkë bashkuam fondet për të ngritur shtatoren e Nënë Terezës” tha Kryetari i shoqatës Tonin Pecaj duke falënderuar artistin që realizo këtë vepër artistike Pjerin Kolnikaj. / Majlinda Lulo/ SBS SHQIP/

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button