Televizioni rus: Në 200 sekonda shkatërrojmë 3 kryeqytetet më të mëdha në Europë
Çmenduritë dhe propaganda ruse nuk ndalet, ndërsa janë bërë më shumë se dy muaj luftime në Ukrainë, ku me mijëra persona nga të dy kampet kanë humbur jetën.
Së fundi, televizioni shtetëror rus ka simuluar një sulm të mundshëm me armë bërthamore nga Vladimir Putin në tre kryeqytete në Evropë, duke deklaruar se nuk do të kishte ‘asnjë të mbijetuar’. Kjo ka ardhur si përgjigje ndaj komenteve të bëra nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar që mbështeti sulmet ukrainase në infrastrukturën ruse.
Drejtuesit e emisionit “60 minuta” në televizionin “Channel One” thanë se qytetet e Londrës, Parisit dhe Berlinit, mund të goditeshin brenda 200 sekondave nga lëshimi i raketave bërthamore.
Këto zhvillime vijnë pasi ish-shefi i NATO-s, Richard Sherriff paralajmëroi se Perëndimi duhet të ‘përgatisë veten’ për një luftë të ‘skenarit më të keq’ me Rusinë në Ukrainë.
Russian TV keeps threatening nuclear strikes against Western nations, desperately trying to deter them from continuing to help Ukraine. On a side note, this is the first state TV host who doesn't seem to be eager to die for the Motherland, arguing with a trigger-happy lawmaker. pic.twitter.com/PBvBP5V1lk
— Julia Davis (@JuliaDavisNews) April 28, 2022