Lajme

Gjendet një statujë prej guri e vjetër 4500 vjet më parë në Gaza

Një fermer ka zbuluar një statujë guri të një perëndeshë të lashtë kananite në Rripin e Gazës që daton nga epoka e vonë e bronzit.

Sipas arkeologëve palestinezë, koka e perëndeshës së luftës Anat daton 4500 vjet më parë, shkruan Independent.

Khan Younis, një fermer nga Gaza, zbuloi statujën 22 cm të lartë ndërsa gërmonte tokën e tij.

Gdhendja duket se tregon fytyrën e perëndeshës kryesore semite veriperëndimore që mban një kurorë gjarpri.

Statuja e perëndeshës është tani e ekspozuar në Qasr al-Basha, një ndërtesë historike në qytetin e vjetër të Gazës që shërben si muze.

Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve ka thënë se koka prej guri gëlqeror vlerësohet të datohet rreth vitit 2500 p.e.s.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button