Lajme

Zelensky flet në Kuvendin shqiptar, të martën seancë e posaçme

Ditën e martë, Kuvendi i Shqipërisë do të jetë më afër se kurrë me luftën e shpërthyer në Ukrainë pas agresionit rus.

Burimet e A2 CNN bëjnë me dije se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pritet të mbajë në Kuvend një fjalë përshëndetëse nga Kievi nëpërmjet videokonferencës, gjatë një seance e posaçme parlamentare të dedikuar enkas.

Nga fillimi i konfliktit, Zelensky i është adresuar në këtë mënyrë parlamenteve të vendeve kryesore në botë, dhe tani i vjen radha edhe Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s por edhe anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe bashkëpenmbajtësit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të çështjes së Ukrainës në Kombet e Bashkuara.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button