Lajme

Shqiptarët në Maqedoni lidhin koalicion me partinë që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Ende nuk ka shumicë të re parlamentare, cilësohet i habitshëm bashkëpunimi i shqiptarëve me partinë që kërkoi çnjohjen e Kosovës.

Rezultati i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ishte shkas që kryeministrin i këtij shteti, Zoran Zaev, të dorëzojë detyrën e shefit të Qeverisë.

E ky veprim i Zaevit aktivizoi taborin opozitar atje. Subjektet e opozitës, maqedone e shqiptare, me disa deputetë edhe nga mazhoranca, u bënë bashkë, siç thuhet nga ta, për të gjetur rrugë qe sjell stabilitet në shtet.

Fillimisht u raportua se janë siguruar numrat për shumicën e re parlamentare, e më pas u raportua për tërheqje të një deputeti.

Lidhur me këtë, për T7 ka folur Arben Taravari, sekretar gjeneral i Aleancës për Shqiptarët.

Tutje Tavari foli edhe për mbështetjen e Levicës në rrëzimin e kësaj Qeverie, parti kjo e udhëhequr nga Dimitar Apasiev, me qëndrime të ashpra ndaj Kosovës, e cila kishte kërkuar edhe çnjohjen e saj. Ai tregoi ndër të tjera nëse kjo parti mund të jetë pjesë e qeverisë së re.

E që ka qenë e habitshme bashkimi i shqiptarëve me VMRO’në, e veçanërisht me partinë Levica, e thotë edhe gazetari dhe analisti, Arben Ratkoceri.

Veç tjerash, Ratkoceri tha që për momentin është duke u zhvilluar luftë për numra, pasi që rezultatet janë 60 me 60 deri më tani.

Gjatë ditës, lidhur me situatën e krijuar ka folur para mediave, edhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Ndërkohë kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, të dielën ka bërë të ditur që në rast se Zaev nuk do e dorëzon dorëheqjen e tij të hënën, këta të fundit do t’i dorëzojnë nënshkrimet për votim të mocionit të mosbesimit.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button