Lajme

Petkoviq i reagon Kurtit: Duke refuzuar Asociacionin, anulon dialogun

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke refuzuar që ta formojë Asociacioni e Komunave Serbe, jo vetëm që anulon procesin e dialogut, por edhe poshtëron BE-në dhe SHBA-në.

“Është e papranueshme dhe e turpshme që Kurti të tregojë arbitraritet dhe arrogancë kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe ta bëjë këtë pa asnjë sanksion, saktësisht prej atyre që janë garantues të implementimit të asaj që është nënshkruar”, ka thënë Petkoviq.

“Nuk ka dyshim se Kurti po bën me dije që jo vetëm që nuk do të ketë asociacion, por që nuk do të ketë as serbë në Kosovë”.

Qëndrimi i Petkoviq lidhet me deklaratën e Kurtit për Deutesche Welle ku ka thënë se nuk do të ketë asociacion në baza etnike.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button