Grenell reagon pasi SHBA nuk e ftoi Kosovën për Samitin e Dhjetorit, kritikon ashpër Bidenin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas mos-ftesës së presidentit Biden për Kosovën dhe Serbinë në Samitin e Demokracive që mbahet në dhjetor në SHBA.
Me anë të një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se Biden po përbuz Kosovën dhe Serbinë.
Siç është shprehur ai, Biden po vazhdon të luajë lojëra politike në rajon, teksa sipas tij këtë nuk e bënte paraardhësi i Biden, Donald Trump.
“Biden përbuz Kosovën dhe Serbinë. Ai i rikthehet të luajturit politikë në rajon. Trump kujdeset thellë për njerëzit e Ballkanit”, ka shkruar Grenell.
Ky i fundit, siç tha Grenell ka punuar në të mirë të ekonomisë së rajonit duke nxitur krijimin e vendeve të punës dhe “duke hedhur poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit”.
Më poshtë postimi i plotë i tij.
#Kosovo is an established democracy. It’s regrettable that @StateDept has not invited #Kosovo at the Summit for #Democracy. #Kosovo must break the cycle of isolation & engage in multilateral & bilateral fora & seen as a credible partner by the #US & #EU. Stronger with Allies! pic.twitter.com/J5mj9tHNZR
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) November 5, 2021