BotaLajme

Zbulohet shuma marramendëse, sa para mori me vete Presidenti i Afganistanit

Ambasadori i Afganistanit ne Taxhikistan aku zon Presidentin Ashraf Ghani se është larguar nga vendi me 169 milionë dollarë para të thata.Ambasadori Mohammad Zahir Aghbar foli gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin taxhik, Dushanbe. Ai e cilësoi arra tinë e Ghanit si tradhti të atdheut dhe kombit.

Ambasadori tha se ambasada që përfaqëson në Taxhikistan ka ndërmend që të njohë Amrullah Saleh si President të Afganistanit. Saleh, ish-zëvendës i Ashraf Ghanit ka njoftuar ditët e fundit se ndodhet ende në Afganistan dhe përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje për rezistencë ndaj regjimit të talibanëve.

Përmes një mesazhi audio të shpërndarë në media, Saleh thotë se ai është udhëheqësi legjitim i Afganistanit pas arratisë së Ashraf Ghanit dhe premtoi se lufta nuk ka përfunduar ende.

Ndërkohë, shkëndija rezistence u regjistruan në qytetin lindor të Jalalabadit, ku një grup i madh protestuesisht hoqën prej një rezidence banerin e talibanëve për të rivendosur flamurin kombëtar afgan. Gjatë kësaj proteste mediat e huaja raportojnë për të paktën tre persona të vdekur.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button