Lajme

Bregoviç në Korçë, reagojnë “Tifozat Kuq e Zi”: Nuk zbrapsemi

Grupimi Tifozat Kuq e Zi, me anë të një postimi në Facebook, kanë denoncuar represionin psikologjik, sipas tyre, që kanë pësuar nga policia, në mënyrë që të heqin dorë nga thirrja për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë.“Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative.

Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë. Nuk na frikësoni! Nuk zbrapsemi!

Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme. Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin”, lexohet në postimin e Tifozave Kuq e Zi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button