Lajme

E thotë ministrja e Bujqësisë: Do hapim Akademi për barinjtë!

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka bërë me dije sot se shumë shpejt do të hapet një Akademi për të rinjtë, që të bëhen barinj. Sipas Krifcës, të rinjtë do të subvencionohen për mbajtjen e tufës.

Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministrja tha se Qeveria është në dijeni të problemit, që barinjtë janë duke e braktisur këtë profesion për të bërë punë më të lehta. Ndaj kjo nismë sipas saj, bëhet për të nxitur të rinjtë.

“Në 2022 ne do të aksesojmë dyfishin e fondeve të BE që kishim nga 94 do të shkojmë 146 milionë euro. Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët, që po ne e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Barinjtë duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë.

Është një profesion që është i vështirë dhe duam ta ruajmë dhe do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvencionojmë vetëm për mbajtjen e tufës. Jemi të vetëdijshëm për këtë problem, duam të mbështesim fermat e mëdha. Të bashkohen fermerët të mos mbajnë nga një lopë”, tha Frida Krifca, ministre e Bujqësisë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button