Lajme

Anijet patrulluese të Shqipërisë po prodhohen në Turqi, kjo është kompania që fitoi tenderin

Një kompani inxhinierike turke do të prodhojë pesë varka që do të përdoren nga policia shqiptare për sigurinë bregdetare.

Kompania me bazë në Izmir, “Guzuyilmaz Muhendislik”, që do të prodhojë varkat ka fituar tenderin e policisë shqiptare për projektin Menaxhimi Efektiv i Kufijve të Gjelbër dhe Blu të Evropës, financuar nga Bashkimi Evropian.

Për këtë projekt kompania do të prodhojë 5 varka prej alumini dhe tekstili. Momentalisht po ndërtohet varka me material alumini, me gjatësi 15 metra, si dhe i anijeve me gjatësi 10 metra, të cilat do të përdoren në kontroll dhe patrullim.

Anijet do të dalin për patrullim në det në mars të vitit të ardhshëm dhe do t’u dorëzohen zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë në Portin e Durrësit. Kompania “Guzuyilmaz Muhendislik” ka ndërtuar edhe anijet në inventarin e Policisë së Turqisë dhe ka dërguar anije në shumë vende të botës, përfshi këtu Rusinë e Nigerinë.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i kompanisë tha se për tenderi në Shqipëri ishte mjaft konkurrues dhe se ata ia dolën të dalloheshin mes kompanive evropiane.

“Ishte një burim krenarie për vendin tonë dhe kompaninë tonë,” tha ai.

Duke vënë në dukje se varkat që do të eksportohen do të jenë flota e parë detare e policisë shqiptare, zv.drejtori tha se këto janë të njëjtat varka patrullimi që përdoren aktualisht në qytetet turke të Izmirit, Antalias dhe Stambollit.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button