Lajme

Thesari më i madh në botë pritet të zbulohet së shpejti

Një skuadër gjuetarësh të thesareve besohet se janë pranë zbulimit të “thesarit më të madh të botës” me vlerë rreth 20 miliardë dollarë.

Grupi i njohur si “Temple Twelve,” po kërkojnë në Finlandë prej vitit 1987 për “Thesarin Lemminkainen”, i përbërë nga flori, xhevahirë e vepra artistike.

Grupi kalon pushimet e tyre verore duke punuar e studiuar për kërkimin e thesarit.

Ngarkesa masive besohet se përbëhet prej 50,000 xhevahirëve si rubinë, zafirë, zmeralde e diamantë.

Rreth 1,000 vepra artistike që datojnë prej mijëra vitesh, janë gjithashtu pjesë e thesarit, së bashku me statuja floriri 18-karat me masë njerëzore.

Anëtarët e grupit kërkues kanë udhëtuar nga shumë vende si SHBA, Rusia, Australia, Suedia, Norvegjia, Gjermania e Holanda për t’iu bashkuar gjuetisë.

Drejtuesi i kërkimeve për Lemminkainen, Carl Borgen, ka detajuar jetët e gjuetarëve në librin e tij “Përkohësisht të çmendur.”

60 vjeçari Borgen, tha për të përditshmen britanike the Mirror: “E kuptoj se kemi bërë progres në tempull dhe se anëtarët ndjehen të emocionuar për muajt që na presin”.

“Tashmë në kamp flitet se jemi pranë një zbulimi të rëndësishëm, i cili në fjalë reale do të thoshte zbulimi i një prej skutave të thesarit më të çmuara në botë.

Ekzistenca e thesarit është pranuar në vitin 1984 kur pronari i tokave Ior Bock pretendoi se familja e tij ishin pasardhës të drejtpërdrejtë të Lemminkäinen, të cilët njihen në mitologjinë pagane finlandeze.

Bock tha se dhoma e thesarit që gjendet në pronën e tij ishte mbyllur më pllaka gjigande guri në shekullin e 10, për ta mbrojtur nga pushtuesit.

Vete Bock, nuk mund të lëvizte pas një sulmi me thikë në 1999, dhe ne 2010 u ekzekutua nga një prej asistentëve, por kerkimet kanë vijuar.

I lindur në vitin 1942, Bock kishte qenë një figurë e kontestuar, i konsideruar si “mistik” qe vjen nga një familje e kohërave të lashta pagane, e përmendur në sagat tradicionale vendase.

Thesari besohet se është fshehur në sistemin e shpellave Sibbosberg, 30 km në lindje të kryeqytetit finlandez Helsinki.

Ai besohet se gjendet në tempullin nëntokësor të Sipoo.

Në tempullin që besohet të ketë shkallë spirale ka dhoma të vogla ku pasuria është akumuluar prej gjeneratash.

Herën e fundit që një koleksion pasurish është shtuar në të ka qenë në vitin 987 sipas studimeve, kur dhe u mbyll dhe u fsheh hyrja e tij.

Eksplorime të shumta kanë ndodhur gjatë viteve nga kërkues profesionistë thesaresh nga e gjithë bota.

Grupi i fundit nisi punën kërkuese në 1987 dhe fillimisht përbëhej nga 24 njerëz, 12 burra e 12 gra, por prej tyre tashmë kanë mbetur vetëm dy, pasi të tjerët kanë hequr dorë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button