Lajme

“Open Balkan” dhe shqiptarët, Gjeloshaj ka një kërkesë ndaj Ramës

Në një intervistë për gazetarin Franko Egro, kryetari i bashkisë së Tuzit në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj, ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që të mbledhë gjithë faktorin shqiptar në Ballkan dhe t’u sqarojë se çfarë është iniciativa “Ballkani i hapur”.

Të tregojë se çfarë përfitojnë shqiptarët dhe çfarë roli do të kenë në rajon.

Vetëm pas këtyre sqarimeve nga shteti amë, shqiptarët do të mund të ulen dinjitozë në tavolinë përballë partnerëve, ka deklaruar Gjeloshaj, njëherësh edhe kryetari i Partisë Alternativa Shqiptare në Malin e Zi.

“Tani është koha që kryeministri Rama të ftojë politikanët shqiptarë që jetojnë në Ballkan dhe bashkërisht të shohim konceptin dhe nëse është ajo e ardhmja dhe e zhvillimit ekonomik të rajonit para të se hyjmë në BE”, deklaroi Gjeloshaj.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button