Lajme

Vuçiç viziton me Ramën Kullën e Beogradit, publikon pamje dhe nga darka: Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme mbërriti në Beograd ku është pritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç ka publikuar një video në “Instagram”, bashkangjitur së cilës shkruan se së bashku me kryeministrin Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi , Zdravko Krivkapiç ka vizituar Kullën e Beogradit.

“Sonte po vizitoj Kullën e Beogradit me Edi Ramën dhe Zdravko Krivokapia,“shkruan ai.

Ndërsa pas vizitës në qytet, liderët kanë zhvilluar edhe një darkë punë.

Ka qenë sërish presidenti serb i cili ka publikuar një fot nga darka, ndërsa shprehet: “Një mbrëmje e mrekullueshme me miqtë. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, shprehet Vuçiç.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button