Lajme

Sot takimi për “Open Balkan” në Beograd, Zaev zëvendësohet nga Dimitrov

Sot dhe nesër, 3 dhe 4 nëntor do të zhvillohet në Serbi takimi i radhës për “Open Balkan” mes tre vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Edi Rama do të jetë kështu sot në Beograd, menjëherë pas vizitës së tij në Glasgow në samitin për klimën. Sakaq, në këtë takim nuk do të jetë Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë. ashtu sikurse është bërë me dije në vend të tij do të jetë zv.kryeministri Nikolla Dimitrov.

Open Balkan është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të angazhohen. g.v/abcnews.al

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button