Edita Tahiri kërkon të shpallet “non grata” djali i Sorosit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri i ka quajtur lojëra të rrezikshme takimet e Aleksandar Soros, djali i George Sorosit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ditëve të fundit.
Sipas Tahirit, Kosova duhet ta shpallë “non grata” djalin e George Sorosit, i cili sipas saj, punoi hapur për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Edi Rama ne Beograd, djali i Sorosit pardje ne Prishtine….Lojera te rrezikshme. A ka kush ta ndal Ramen dhe a ka kush ta shpall ‘persona non grata’ djalin e Sorosit qe hapur punoi per ‘shkembimin e territoreve’”, shkroi Tahiri në Facebook.
https://www.facebook.com/editatahiri99/posts/4842669382432204
Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të martën se Kurti e ka pritur në zyrë Aleksander Sorosin. Sipas ZKM-së, në takim “u bisedua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe synimin e përbashkët të rajonit për integrim në Bashkimin Evropian.”