BotaLajme

Ambasadori francez akuzon Australinë për mashtrim me marrëveshjen me ShBA-në

Amabasadori i Francës në Australi, Jean-Pierre Thebault, tha të mërkurën se Australia ka vepruar në mënyrë mashtruese, kur papritmas e anuloi marrëveshjen miliardëshe me Parisin për ndërtimin e nëndetëseve.

“Mashtrimi ishte i qëllimshëm. Dhe për shkak se në pyetje ishte shumë më shumë sesa ofrimi i nëndetëseve, sepse ishte një marrëveshje e përbashkët për sovranitet, e arritur me transferimin e datave shumë të klasifikuara, mënyra se si u trajtua ishte therje në shpinë”, tha ambasadori francez.

“Këto nuk janë gjëra që bëhen mes partnerëve, aq më pak mes miqve”, tha Thebault, i cili shtoi se qeveria franceze nuk ka mosmarrëveshje me popullin australian.

Në shtator, Australia e anuloi marrëveshjen me kompaninë “Naval Group” nga Franca, duke vendosur që të prodhojë së paku 12 nëndetëse me energji bërthamore në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, shkruan Reuters.

Të dielën, presidenti francez hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit australian, Scott Morrison, duke thënë se ai e ka gënjyer rreth qëllimeve të Australisë.

Morrison e ka mohuar akuzën. Ai më parë ka thënë se ia ka sqaruar Macronit se nëndetëset konvencionale nuk i plotësojnë më nevojat e Australisë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button